Në mungesë të futbollit, Cavani i rreket punës në fermë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Me kampionatin 2019-2020 tashmë të anuluar në Francë, shumë futbollistë të PSG janë duke kaluar pushimet jashtë vendit dhe mes tyre ajo që bie në sy është se Edinson Cavani.

Jo për pushimet e tij të zakonshme, por për punën me të cilën po merret në mungesë të futbollit.

Sulmuesi uruguaian, i cili pritet të ndërrojë ekip në verë, ka zgjedhur një mënyrë plotësisht ndryshe.

Në atdhe, ai ka preferuar që të përveshë mëngët dhe, ashtu siç e quan ai, “po bën muskuj barku”.

Në fakt, në fermën e tij, në qytetin e lindjes, futbollistit të cilit i skadon kontrata në 30 qershor, duket me kosë në dorë duke prerë barin apo duke u marrë edhe më kullosën e kuajve.

Të ngjashme