Në mungesë të futbollit, lojtarët po shikojnë të mbulojnë zbrazëtinë me aktivitete tjera

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Kositja e barit, futboll në oborr me qenin apo edhe shikim të televizorit…futbollistët nëpër Evropë po luftojnë për të mbuluar zbrazëtinë e madhe që është krijuar te ta pas pezullimit të garave shkaku i koronavirusit, shkruan agjencia AFP të hënën, transmeton Koha.net.

Shumë prej tyre po shkruajnë për përvojën e pazakontë në rrjetet sociale. Disa kanë ardhur në konkludim se “nuk ke çfarë të bësh tjetër”.

Futbollistët e Real Madridit, të detyruar të izolohen për shkak të një rasti me koronavirus në skuadrën e basketbollit, kanë stërvitur në shtëpitë e tyre, ku shumica e tyre kanë infrastrukturën dhe pajisjet për të bërë këtë.

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos ka postuar një video në Instagram duke bërë sprint në makinën e vrapimit.

Marco Asensio, që ka pësuar një lëndim të gjurit verën e kaluar, ka postuar një video duke treguar se po vazhdon programin e rikuperimit në oborrin e tij.

Por, edhe për sportistët, ka një limit.

“Unë jam këtu, në oborrin tim, dhe nuk kam gjë për të bërë”, ka postuar sulmuesi francez i Realit, Karim Benzema një video në rrjetet sociale, ku është shfaqur përkrah qenit të tij, duke nxitur krahasime me Will Smithin në filmin pas-apokaliptik të njohur me titullin “I am e legend”.

Fabien Causeur, basketbollisti i Real Madridit, ka postuar një video kanal duke treguar sfidat e tij në karantinë.

Ai ka sfiduar sportistët dhe personat e famshëm në stërvitje treminutëshe, përfshirë portierin e Realit, Thibaut Courtois, si dhe yllin e NBA-së, sllovenin Luka Donçiq.

Te Barcelona, lojtarët janë duke ndjekur një program specifik dhe të personalizuar të përgatitur nga klub. Klubi po përcjell angazhimin e tyre nëpërmjet çipave biometrik.

Luis Suarez i Barcelonës javën e kaluar ka postuar një video në rrjetet sociale duke vrapuar në makinën e vrapimit.

Në Itali, mesfushori i Juventusit, Douglas Costa ka filmuar veten duke ushtruar driblingun në oborr ndërsa qeni i tij e kishte të vështirë të mbulonte rolin e mbrojtësit.

Alexis Sanchez, që është i huazuar te Interi, ka dy qenë dhe një oborr dukshëm më të madh, kështu që pa telashe depërtonte në një video që e postoi në rrjete sociale. Ai po ashtu ka postuar një foto duke copëtuar drunjtë.

Jessica Melena, bashkëshortja e sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile, ka postuar një video të sulmuesit duke gatuar, ndërsa ajo vet duke i dhënë udhëzime për hapat që duhet marrë.

Immobile vet ka postuar një video duke zhongluar me lodra.

Sulmuesi belg i Napolit, Dries Mertens ka postuar një video duke stërvitur me një shishe gjigante të venës së kuqe.

Në Francë, mesfushori i Strasbourgut, Adrien Thomasson, ka shikuar para drejt një jave tjetër të zbrazët.

“Ne nuk kemi asgjë për të bërë, në mesin e stinorit, kurrë nuk ka ndodhur kjo më herët. Shprehitë tona janë përmbysur tërësisht”, ka shkruar ai.

Thomasson është një adhurues i skijimit, por edhe sportet tjera janë ndaluar, duke lënë kështu një zbrazëti të madhe te Thomassoni.

“Do të shoh seriale, filma, do të jetë vërtetë e limituar”, ka thënë ai.

Televizioni po ashtu është opsioni i vetëm për mesfushorin e Rennesit, James Lea Siliki, që ka postuar disa herë në Twitter një emision kuizi në Francë. Më vonë ai ka pranuar se ka pasion për emisionin televiziv të karaokës në Francë.

Romain Thomas, mbrojtës te Angersi, ka thënë se rutina e tij ditore përfshinë vrapimin në makinë vrapimi, punën në oborr dhe shikim të televizorit.

Ai ka thënë se ka folur edhe me bashkëlojtarët.

“I kemi thënë njëri-tjetrit: ‘Shikoni, është ditë e bukur, është koha për të rregulluar oborrin’. Kështu që kam rregulluar oborrin, më jep kohë të mendoj për diçka tjetër”, tregon ai.

Të ngjashme