Në mungesë të rezultateve, Kosova krenohet me sjellje të mirë

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 10:12 | Nga

Një prej garuesve të ekipit të ri olimpik të Kosovës, të shtunën ishte përkujdesur që të ngrejë sa më lart flamurin e Kosovës gjatë ceremonisë përmbyllëse të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj që u mbajt në Gyor të Hungarisë.

Dhe në bazë të një fotografie të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), flamuri i Kosovës vërtet dukej më lart i ngritur se i shteteve të tjera pjesëmarrëse, shkruan sot “Koha Ditore”. Sportistët kosovarë të paktën ngrenë lart flamurin në ceremoninë përmbyllëse, pasi gjatë një jave gare nuk arritën ta bënin këtë.

Kosova u përfaqësua për herë të dytë në këtë festival, kësaj here me 14 sportistë në katër sporte të ndryshme, por nuk arriti të fitojë medalje. Në përjashtim të xhudistëve, sportistët e tjerë ishin ndër më të dobëtit në disiplinat e tyre.

KOK-u nëpërmjet një njoftimi të dielën përcolli dhe një deklaratë të gjatë të kryetarit të saj Besim Hasani. Dhe, sipas tij, Kosova mund të krenohet me sjelljen e sportistëve në fshatin olimpik dhe gjatë defilimit në ceremoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme