Në njëmujorin e vdekjes së Unikut, familja Statovci dhuron për fëmijët e tjerë parat e mbetura

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë një muaj që nga vdekja e vogëlushit Unik Statovci, i cili nuk arriti të mposhtë sëmundjen.

Për Unikun e vogël shumë qytetarë u mobilizuan dukë ndihmuar familjen për shërimin e tij, njofton Klan Kosova.

Mirëpo sot në një mujorin e vdekjes familja Statovci, ka vendosur të bëjë një gjest shumë human.

Babai i Unikut, Valmir Statovci, nëpërmjet një postimi në rrjeti social Facebook, ka deklaruar se të gjitha mjetet që nuk i kanë shpenzuar do t’i ndajnë për fëmijët e tjerë që vuajnë nga sëmundjet.

Ky është postimi i plotë i Statovcit:

#Unik 15.06.2019, Nje muaj pa Engjullin tonë.
Përshëndetje, Familjar, Shok, Miq e Dashamir! Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për kontributin e dhënë për shërimin e Unikut tonë, gjithashtu ju falenderojm për kohën që gjetët të na shprehni ngushëllimet e juaja e sado pak ta ndani dhimbjen me ne! Vendimi i All-llahut paska qenë që Uniku jonë mos të ketë jetë në këtë botë më shumë se me datën 13.05.2019.
Shuma e parave e cila është grumbulluar nga ana juaj për shërimin e Unikut tonë, nuk është shpenzuar e tera, andaj ne si familje kemi vendosur që pjesën e mjeteve të pa shpenzuar për shërimin e djalit tonë ta shpërndajm tek fmijet e tjerë të sëmur, me shpresën që ata do të shërohen In sha Allah. Në ditët në vijim do t‘i bëjm publike të gjitha dëshmitë, që tregojn saktësisht ku dhe për kë janë transferuar paratë dedikuar Unikut tonë. 
Ndihma juaj për Unikun, In sha Allah jetë për fëmijët tjerë!

Të ngjashme