Në Prishtinë transmetohet hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, debuton për herë të parë Kosova

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 15:14 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës, ceremonia nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore në PyeongChang është transmetuar drejtpërdrejt në një ekran gjigant të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Për të ndjekur këtë ceremoni në kuadër të së cilës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme deri më 24 shkurt, në kryeqytet u mblodhën një numër qytetarësh.

Shqipe Bajçinca-Brestovci, anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës tha se në këtë festival do të promovohen tri sporte dimërore.

Për praktikimin e këtyre sporteve do të ndihmojnë studentë nga fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.

“Me qenëse sot në PyeongChang të Koresë është hapja e Lojërave Olimpike dimërore, në mesin e nëntë shteteve është edhe Kosova, e cila e organizon festivalin olimipik. Në këtë festival promovohen tri sporte dimërore dhe ato janë patinazhi, curlingu dhe hokeji në akull”.

“Për këtë arsye Kosova, siç po e shihni, është e mbushur me vullnetarë të cilët do të ndihmojnë të praktikojnë këto tri sporte për të gjithë qytetarët e Kosovës. Jemi të organizuar me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit ku është në interes i studentëve t’i njohin këto sporte dhe sigurisht që dëshira e tyre që të praktikojnë këto sporte”, ka thënë Bajçinca-Brestovci.

Qëndresa Ramabaja, studente vullnetare dha se është privilegj pjesëmarrja në një festival të tillë.

“Sot kemi ardhur këtu sepse është festivali është festivali që organizohet në Korenë e Jugut ku pjesëmarrës është edhe Kosova. Ne kemi ardhur këtu si vullnetarë nga stafi i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit pasi deri më datën 24 ka aktivitete. Është ndjenjë shumë e mirë dhe një privilegj i madh sepse ne ushtrojmë edhe profesionin tonë, përfaqësojmë sportet që do të zhvillohen këtu”, ka thënë Ramabaja

Albin Tahiri shkroi historinë duke e përfaqësuar Kosovën për herë të parë në parakalimin ceremonial në këto Lojëra Olimpike Dimërore.

Ekipi i Kosovës në Pyongchang përbëhet edhe nga trajneri Agim Pupovci dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

Tahiri është sportisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra dhe ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë pjesë e ceremonisë në Korenë e Jugut.

Të ngjashme