Në pritje të Muriqit, nga Lazio largohet edhe një shqiptar

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Kur nuk ka mbetur edhe shumë orë deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit, e ardhmja e Vedat Muriqit ende mbetet e paqartë.

Ai ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Spanja, Mallorca, megjithatë njoftimi zyrtar nuk ka ardhur ende.

Por, në pritje të vendimit për Muriqin, Lazio njofton se e ka huazuar Riza Durmisin te Sparta Rotterdam.

Sulmuesi që ka prejardhje nga Tetova, por me nënshtetësi daneze është pjesë e Lazios prej vitit 2018.

Megjithatë, ai në vitin 2020 ishte në huazim te ekipi francez, Nice, kurse në 2021-tën te Salernitana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme