Në pritje të një mbrojtësi, por drejtuesit i dhurojnë Mourinhos një sulmues

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Jose Mourinho i ka kërkuar me patjetër drejtuesve të Romës të firmosin me një mbrojtës, teksa në listë janë të paktën tre emra të cilët janë aktualisht futbollistë të lirë pa kontratë dhe mund të nënshkruajnë me italianë në çdo kohë.

Zagadou, Dennyer si dhe Maksimovic janë profilet që italianët po shqyrtojnë dhe në ditët në vijim pritet të ketë diçka më konkrete në këtë drejtim, ku i preferuari është Denayer ishi i Lyonit që garanton eksperiencë. Por, problem është paga e lartë që pretendon mbrojtësi i cili ndër të tjera ka në tavolinë edhe një ofertë prej 3.5 milionë euro nga Al Nassr, ndërsa është ende në pritje të një klubi europian para se të vendoë të largohet nga Kontinenti.

Gjithsesi, teksa vëmendja është në repartin ofensiv, Roma ka arritur marrëveshjen me një sulmues. Fjala është për Ola Solbaken të Bodo/Glimt me 24-vjeçarin që i përfundon kontratë në këtë dhjetor dhe kështu Roma do ta transferojë me parametër zero.

Gjatë ndërprerjes së kampionatit në fundin e muajit shtator për impenjimet e kombëtareve, drejtuesit e Romës pritet të mbajnë edhe takimin deçiziv me lojtarin për të diskutuar detajet e fundit dhe në janar pritet që Solbaken t’i bashkohet verdhekuqve.

Të ngjashme