Në Sadovinë përurohet stadiumi i ri, Gashi thotë se në verë vihet gurthemeli i stadiumit kombëtar

Viti | 29 Mar 2019 | 15:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti kanë bërë përurimin e stadiumit të futbollit “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në fshatin Sadovinë e Jerlive në Komunën e Vitisë, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se përurimi i kësaj fushë është për të dëshmuar edhe njëherë se Komuna e Vitisë e ka mbështetjen e MKRS-së.

“Është ditë e veçantë jo vetëm për sportin e këtij lokaliteti e të qytetit të Vitisë por për sportin kosovarë e në veçanti futbollin që është në kulmin e sukseseve që janë arrit dhe shohim sukseset e kombëtares, por edhe suksese të mira në Superligën e Kosovës dhe gjitha ligat që janë në kuadër të FFK-së”, tha Gashi.

Gashi u shpreh i kënaqur me arritjet sportive gjatë këtij viti, e sidomos në futbollin kosovar.

“Ky vit ka qenë viti më i mirë në sport, edhe për sportet kolektive, jemi mësuar me pa medalje në sporte individale, por 2018 ka qenë vit i mbarë për rezultate kolektive”, tha ai.

Gashi tha është duke u munduar që Kosova të ketë një infrastrukturë sa më moderne sportive.

“Është fat i mirë që sot kemi infrastrukturë moderne që të u krijojmë kushte sportistëve të kenë sa më shumë rezultate ndërkombëtare dhe Kosova për herë të parë ka arrit ta ketë stadium të kategorisë së lartë dhe të luhen super lojë”.

Gashi paralajmëroi se në verë do të vihet gurthemeli i stadiumit kombëtar me 30 mijë ulëse.

“Gjatë muajit qershor-korrik do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e stadiumit kombëtar që do të ketë 30 mijë ulëse, sepse në ndeshjet e fundit shumë sportdashës janë të interesuar të shohin lojërat në stadium”, tha ai.

“Stadiumi i Vitisë do përjetojë pjesën tonë të financimit dhe shpejti do të nënshkruajmë për finalizimine ketij projekti që komuna ta ketë infrastrukturë të nevojshme për zhvillimin e aktivireteve sportive”, shtoi Gashi.

Kurse kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha se ndjehet krenarë me dy klubet “Vllaznia” dhe “Vitia” .

“Falënderoj klubin futbollisti Vllaznia ne kemi përkrahë dy klubet futbollistike që kanë pasur arritje kulminante, KF Vllaznia dhe KF Vitia që na kanë bërë nderë në Superligë dhe Ligën e Parë. Federata, ministria dhe komuna jemi mbledh bashkë dhe kemi financuar këtë stadium”, tha Haliti.

“Kjo fushë do i shërbej Vllaznisë në gara, ne jemi duke punuar në Stadiumin e Vitisë dhe Pozhoranit të KF Vllaznia, besoj se ministri do të na jep përkrahje shumë shpejtë që stadiumin e Vllaznisë ta qojmë shumë më përpara sepse po punojmë momentalisht me fondacionin e komunës, në zhveshtore na duhen tribunat dhe planifikimi tjetër i fushës”, shtoi ai.

Ademi ka falënderuar ministrin Gashi dhe Qeverinë e cila sipas tij, po bën të pamundurën që të ndërrtohen terrene sportive gjithandej.

“FFK objektiv ka që ta bëj cilësinë e futbollit, po ashtu edhe bazën e futbollit që çdo fëmijë apo ekip të ketë pajisjet e nevojshme”, tha Ademi.

Ai tha se në këtë fushë është përdorur teknologjia e fundit dhe më moderne ku bari të tillë nuk ka në Ballkan.

“Më vjen mirë që ka ndryshuar ky terren me këtë teknologji, ky bari që është teknologjia e fundit dhe bari me i mirë në Ballkan dhe asnjë nuk e ka një natyrë të tillë, besoj se Vllaznia e Pozhoranit do vijnë të luaj këtu dhe mund të përfitoni të gjithë”, tregoi Ademi.

Të ngjashme