Në Shqipëri së shpejti pritet përfshirja e VAR-it

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri ka nisur procedura për aplikim të sistemit asistues me video VAR në ndeshjet e futbollit.

Pas përmbushjes së aplikimit për pak kohë pritet të fillojë edhe trajnimi për sistemin që po bën revolucion në botën e futbollit.

“Bëhet fjalë për një trajnim që zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysëm. Ndoshta nga sezoni 2020/2021 do të debutojë ky sistem të paktën në një ndeshje kryesore”, ka thënë shefi i sektorit të gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci, për “tch”.

Jarcei po ashtu ka deklaruar se është rritur shumë interesimi i të rinjve për gjykim në ndeshjet e futbollit. Ai po ashtu e ka vlerësuar pozitive ecurinë e sivjetme të gjykimit në futbollin shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme