Në terrenin neutral, City shpreson në fitoren ndaj Gladbachit

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Borussia Monchegladbach dhe Manchester City do të përballen sot (e mërkure) në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Takimin do të fillojë nga ora 21:00 në stadiumin ‘Puskas Arena’ (Budapest) me Citizens që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Gladbachu do të jetë pa lojtarët si Doucoure, Musel dhe Quizera, që janë të lënduar, derisa në dilemë është Marcu Thuram.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë vetëm në Nathan Aken që po ashtu është i lënduar.

Formacioni i mundshëm i Borussia Monchengladbachut: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Neuhaus; Hofmann, Stindl, Thuram; Plea

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Sterling, Jesus, Foden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme