Neco Williams nënshkruan kontratë afatgjate me Liverpoolin

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka konfirmuar se ka shpërblyer me kontratë afatgjate mbrojtësin e ri Neco Williams.

19 vjeçari ka nënshkruar kontratën e re gjatë stërvitjeve parasezonale që po i mban Liverpooli në Austri, transmeton KOHA.

“Është ndjenjë fantastike. Në këtë minutë mendoj se nuk ka vend më të mirë për mua që të mësoj dhe të bëhet lojtar më i mirë dhe të jem këtu që të punojë më këta lojtarë. Mendoj se kemi disa nga lojtarët më të mirë në botë dhe jemi një nga ekipet më të mira në botë”, është shprehur Williams.

Mbrojtësi i krahut, thotë se mëson veçanërisht nga Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson.

Në fund të sezonit Williams ka bërë disa paraqitje mjaft të mira për ekipin e parë

Të ngjashme