Nedved pas shortin: Së pari ta eliminojmë Lyonin, Real Madridi dhe Man Cityn

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Pavel Nedved paralajmëron se objektivi i parë i Juventusit është të kalojë fillimit Lyonit, ndërsa kundërshtarët e mundshëm, Real Madridin dhe Manchester Cityn i ka cilësuar si kandidatë për ta fituar trofeun.

Liga e Kampionëve do të vazhdoj garat me një format ‘Final Eight’, i cili do të zhvillohet në Lisbonë nga 12-23 gusht, ku fillimisht do luhen ndeshjet e mbetura.

Nëse Juventusi eliminon Lyonin atëherë ata do të përballen me Real Madridin ose Manchester Cityn në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale më pas do të kishte fituesit e përballjeve Napoli-Barcelona dhe ​​Chelsea-Bayern Munich.

Për këto përballje ka folur edhe drejtuesit i klubit italian, Nedved.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, ne duhet të kalojmë në raundin tjetër dhe jemi të vetëdijshëm se ka një ndeshje të dytë shumë të vështirë që na pret”, ka thënë fillimisht Nedved për uebfaqen e UEFA-s.

“Shorti është shumë emocionues, por është gjithmonë e vështirë të zgjedhësh një kundërshtar nga çerekfinalja e tutje, pasi të gjitha skuadrat janë të forta në këtë fazë”.

“Real Madrid dhe Manchester City janë dy kandidatë për ta fituar trofeun dhe në çdo rast një përplasje me ta do të jetë shumë e vështirë”.

“Tani objektivi ynë është të arrijmë në Portugali. Ky format i ri, me tre ndeshje me nokaut, është shumë interesant për të gjithë botën e futbollit, veçanërisht pasi luhet gjatë një periudhe ku normalisht nuk ka futboll”, përfundoi çeku. 

Të ngjashme