Nedved: Pirlo dhe Ronaldo qëndrojnë, Dybala në dyshim

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do të mbesin te Zonja e Vjetër, mirëpo e ardhmja e Paulo Dybalas është në dyshim.

Trajneri i Bianconerëve është në presion të madhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe zbehjes së gjasave për titullin e Serie A.

“Pirlo është dhe do të mbetet trajner i Juventusit, kjo është 100 për qind e sigurt”, ka deklaruar Nedved për DAZN.

“Kemi filluar një projekt të ri me të duke e ditur se do të hasim vështirësi. Deshëm të bënim diçka më shumë, por nuk ia arritëm. Jemi të qetë, Pirlo i ka të gjitha predispozitat për t’u bërë trajner i madh”, ka shtuar 48-vjeçari.

E ardhmja e Ronaldos: “Sa e di unë, Ronaldo nuk do të largohet. Ai ka një kontratë deri në qershor 2022 dhe do të qëndrojë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Cristiano Ronaldo na ka shtyrë përpara drejt Olimpit të futbollit, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë të imazhit”.

Situata e Dybalas: “Na ka munguar Dybala. Mendoj se ka luajtur më pak se 800 minuta me ne këtë sezon. Prania e tij do të na jepte më shumë opsione në sulm. Atij i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij dhe nuk kam asgjë për të shtuar më shumë seç kanë thënë Paratici dhe Agnelli. Juventusi do ta shqyrtojë secilën mundësi në treg”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme