Nëna e Ibrahimovicit me prejardhje shqiptare

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 14:48 | Nga

Nëna e sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic është shqiptare, sipas një biografie të yllit suedez të publikuar nga ish klubi i tij, Paris Saint-Germain.

“Ibrahimovic lindi në vitin 1981 në Malmo të Suedisë. Ai është i biri i Shefik Ibrahimoviçit, i cili është me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe i nënës kroate/shqiptare, Jurka Gravic, e cila është lindur në rrethinën e Zaras (Zadar)”, shkruan në biografinë e Ibrahimovicit, të publikuar nga kampioni i Ligue 1.

Babai dhe nëna e Zlatanit kishin emigruar në Suedi, ku edhe ishin njoftuar para se të martoheshin.

Kurse, Ibra hapat e parë të karrierës i kishte marrë te skuadra e FC Rosengard dhe FBK Balkan.

Më pas, ai iu bashkua ekipit të madh suedez, Malmo, ku qëndroi deri në vitin 2001.

auto_1881471954757

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme