Nëntori i parë i “Dardanëve”

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Nëntori njihet si muaj shumë i rëndësishëm i historisë të shqiptarëve.

Fillimisht, në këtë muaj, më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Në këtë mënyrë, u shpall fitorja ndaj Perandorisë Osmane dhe shpallja e pavarësisë, shkruan gazeta inFokus.

Nëntor po kaq i rëndësishëm si ky i vitit 1443 ishte edhe ai i pas 469 viteve.

Në vitin 1912, Ismail Qemali, ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë, gjë që shënon edhe pavarësinë e kombit shqiptar.

Kaq i rëndësishëm jo, por me rëndësi të veçant mund të jetë i njëjti muaj, veç tash i vitit 2019, tani për shtetin e Kosovës.

Për herë të parë, kombëtarja e Kosovës në futboll, po luan në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Ani se i ri, ekipi i Kosovës po befason të gjithë botën me lojën e tyre, duke bërë që edhe ekipet më të forta në botë t’ia kenë frikën.

Kështu, historia shumë lehtë mund të flas për “Nëntorin e Parë” të Dardanëve, pasi në garën e parë, mund të kualifikohen për Evropianin 2020.

E kjo do të vendoset në dy data të këtij muaji, më 14 dhe 17 nëntor.

Të parën, Kosova shkon të luaj si mysafire e Republikës Çeke, e të dytën, tre ditë më pas, në “Fadil Vokrri”, pret një prej ekipeve më të vjetra e më të forta në botë, Anglinë.

Madje, kjo kombëtare edhe prinë në listën aktuale të tabelës së Grupit A, ku gjendet Kosova, me 15 pikë, apo 4 më shumë se Kosova në vendin e tretë.

E në mes të tyre, në vendin e dytë gjendet Republika Çeke me 12 pikë.

Andaj, një fitore ndaj kësaj të fundit, Kosovën do ta ngriste në vendin e dytë, me dy pikë më shumë.

E që pastaj një barazim i nxjerrë ndaj Anglisë do të bënte që Kosova të shkruaj historinë.

Por, nëse nuk arrinë të fitoj, e rezultati mbetet baraz, Kosova shpresat do t’i kishte vetëm në një fitore eventuale kudnër Anglezëve, nga të cilët, humbi 5 me 3, si mysafir i tyre.

Megjithatë, Republika Çeke, pas Kosovës, do të jetë mysafir i Bullgarëve, të cilët janë në vendin e fundit, e që nuk mund të konsiderohet si favorite.

Kështu, ani se lojë të vështira, më e madhe se kjo, është vullneti e dëshira e “Dardanëve” të kombëtarës, për kualifikim.

E kjo, sigurisht që përforcohet edhe më shumë, nga lojtari i 12-të, tifozët e flaktë të Kosovës, të cilët, arritën pavarësisht rezultatit negativ, të dominonin në stadiumin e Anglisë, kundrejt tifozëve, prej më të zjarrtëve në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme