Nëse anulohet liga evropiane, të gjitha rekordet do të “zhduken”

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Pasi pandemia, koronavirus po vazhdon të mbizotërojë në Evropë, është duke u shqyrtuar edhe mundësia që kampionatet e futbollit të anulohen krejtësisht.

Gjatë muajit mars, pothuajse të gjitha ligat evropiane janë pezulluar për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në të gjithë globin.

Megjithatë, nëse kampionatet anulohen – atëherë të gjitha rekordet e vendosura nga klubet dhe lojtarët këtë edicion do të zhduken përgjithmonë dhe nuk do të ekzistojnë në akrive.

Më poshtë keni disa rekorde që sipas ESPN do të zhdukeshin në rast të anulimit të kampionateve:

LIVERPOOL

Këtë sezon, Liverpooli ka barazuar rekordin e Manchester Cityt me 18 fitore radhazi në Premier League dhe gjithashtu ka shkuar në 22 fitore radhazi në shtëpi. Për Liverpoolin, përveç se do ta humbnin titullin, anulimi i kampionatit do të shkaktonte probleme edhe tek rekordet.

LIONEL MESSI

Messi po kërkon golin e 643 me Barcelonën, pasi dëshiton të thyejë rekordin e Peles për golat e shënuar në një klub të vetëm. Messi ka shënuar 24 gola në edicionin 2019-20 për Barcelonën, duke shkuar në kuotën e 627 në listën e të gjitha kohërave. Por nëse sezoni 2019-20 anulohet argjentinasi do të numëronte 603 gola.

CRISTIANO RONALDO

Ronaldo krijoi disa rekorde personale në edicionin 2019-20 dhe të gjitha ato mund të fshihen. Ai bëri paraqitjen e tij të 1.000 në karrierë në të njëjtën ditë që shënoi në një ndeshje të 11-të radhazi për Juventusin, kundër SPAL, për të thyer kështu një rekord të Serisë A të realizuar nga Gabriel Batistuta dhe Fabio Quagliarella.

ERLING HAALAND

Haaland ka qenë ylli i sezonit 2019-20, pasi shkëlqeu fillimisht me Salzburg dhe tani me Borussia Dortmund.

19-vjeçari ka shënuar një hat trick në debutimin e tij në Champions League për Salzburg kundër Genk në shtator, dhe ai gjithashtu u bë lojtari që shënon më së shpejti 10 gola në këtë garë kur shënoi në fitoren e Dortmundit ndaj Parisit me rezultatin 2-1 në shkurt.

Të ngjashme