Nëse dështon nënshkrimi i Pogbas, Juventusi si alternativë e ka Alcantaran

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Juventus po punon shumë për të ri-nënshkruar me mesfushorin francez Paul Pogba, por nëse kjo dështon, ata kanë identifikuar një alternativë, Thiago Alcantaran.

Raportimet e fundit nga mediat bëjë të ditur që Bianconerët janë të prirur të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës, Pogban, i cili më parë kaloi katër vjet në Torino me klubin bardhezi.

Sidoqoftë, Djajtë e Kuq nuk kanë dëshirë ta lërë të lirë, duke marrë parasysh investimin e madh që kanë bënë në të.

Prandaj, Juventusi ka qenë në kërkim të alternativave të mundshme, nëse nuk arrijnë të sigurojnë francezin.

Alternativa kryesore është Thiago Alcantara i Bayern Munich.

Mesfushori 28-vjeçar spanjoll është nën kontratë me klubin e Bundesligës deri në vitin 2021.

Ai ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat e deritanishme këtë sezon për Bayernin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme