Nëse shënon ndaj Kosovës, Ibrahimovic do ta thyej një rekord të madh te Suedia

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic dje luajti për Suedinë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Suedia fitoi minimalisht 1:0, ndërsa sulmuesi i Milanit asistoi në golin e vetëm të shënuar.

Pas një mungese prej gati pesë vjetësh, Zlatan Ibrahimovic bëri rikthimin në ekipin kombëtar.

Me paraqitjen e mbrëmshme, Ibrahimovic u bë lojtari më i vjetër që luan për ekipin kombëtar të Suedisë, 39 vjeç 5 muaj dhe 22 ditë.

Thomas Ravelli vendosi rekordin e mëparshëm kur ishte 38 vjeç, një muaj e 20 ditë kur përfundoi karrierën e tij me kombëtaren kundër Estonisë në Råsunda në 1997.

Kujtojmë se të dielën Ibra bashkë me Suedinë “zbarkojnë” në “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Kosovën me fillim nga ora 20:45.

Në rast se Ibrahimovic shënon ndaj Kosovës, ai do të bëhej golashënuesi më i vjetër në historinë e ekipit kombëtar të Suedisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme