Nesër luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen të mërkurën.

Këto ndeshje do të zhvillohen prej orës 16:00, kurse do të takohen Feronikeli – Ballkani dhe Trepça ’89 – Vëllaznimi.

Skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89 ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 4:0 në Gjakovë, derisa Feronikeli ka fituar 2:1 në Suharekë.

Finalja e kësaj gare do të zhvillohet në fund të këtij muaji, kurse fituesi siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, saktësisht në parakualifikime të Ligës së Evropës.

Ndeshjet luhen në Drenas dhe Mitrovicë. Edicionin e shkuar, këtë trofe e fitoi Prishtina.

Të ngjashme