Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Angli-Kosovë

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor).

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.

https://ticketing.thefa.com/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme