Nesër zyrtarizimi, kaq është shuma që do të paguajë Napoli për Amir Rrahmanin

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Mungon vetëm zyrtarizimi. Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhëm, teksa do të bashkohet me Elseid Hysajn.

Plot 14 milionë euro do t’i kushtojë klubit napoletan, transferimi i ish-mbrojtësit të Partizanit, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme, transmeton Gazeta Blic.

Gjithashtu bëhet me dije se nëse Napoli siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, atëherë Verona do të përfitojë edhe 2 milionë euro të tjera në llogari.

Pritet që shqiptari i Kosovës, të kryej testet miqësore në “Villa Stuart”, ditën e nesërme.

Kujtojmë që mbrojtësi kosovar karrierën e tij e nisi në Kosovë e ku nga atje kaloi në Shqipëri, Kroaci e deri më sot ku luan në Serie A.

Kalimi tek Napoli do te jete një arritje e madhe profesionale në karrierën e tij.

Të ngjashme