Neuer në fushë për herë të parë pas 8 muajsh

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 14:22 | Nga

Rriten shpresat që Manuel Neuer të jetë në finalet e Kupës së Botës: Bayern Munchen ka thirrur në skuadër për herë të parë pas 8 mujash portierin, për ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë, kundër Frankfurt.

Kapiteni i Gjermanisë është lënë jashtë skuadre që prej shtatorit të shkuar, pas një frakture që pati dhe të shtunën do të jetë për herë të parë pjesë e skuadrës, në finalen e Berlinit.

Me shumë gjasa 32 vjeçari do ta nisë nga stoli, si zëvendës për Sven Ulreich.

Gjermania e nis fushën e Botërorit më 17 qershor kundër Meksikës në Moskë dhe Neuer është zgjedhur në skuadrën paraprake të përfaqësueses së Gjermanisë nga trajneri Low.

Duke nisur nga e marta e ardhshme, Gjermania do të zhvillojë një grumbullim 15 ditor në Itali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme