Neuer në Juventus

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Numri 1 i Bayern Munich, Manuel Neur mund të nënshkruaj për Juventusin në verë, raporton France Football

Portieri gjerman është në skuadrën bavareze prej vitit 2011, kur u larguar nga Schalke për t’ju bashkuar gjigantit nga Bundesliga.

France Football tani raporton që 33 vjeçari mund të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Kjo për shkak se tashmë ata kanë arritur marrëveshje me portierin e Schalkes Alexander Nubel që do të jetë nga vera portier i Bayernit.

Neuer ka vetëm një vit kontratë për momentin me Bayernin dhe siç raporton France Football, Neuer është i lirë për t’u larguar nga skuadra në vend që të bëj garë për numrin 1 me Nubel.

Neuer deri me tani ka 362 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme