Neuer, portieri më i mirë për sezonin 2019-20

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Manuel Neuer ka fituar çmimin e UEFA-së si ‘Portieri më i mirë’ për sezonin 2019/20.

Portieri gjerman shkëlqeu me Bayern Munich në edicionin që lamë pas në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar ekipin ta fitonte trofeun e gjashtë në historinë e klubit.

Kjo është hera e pestë që Neuer e fiton këtë çmim.

Përveç Ligës së Kampionëve, ai fitoi me Bayernin çdo trofe të mundshëm edicionin e kaluar, ku i ka mbetur vetëm edhe Superkupa e Botës në dhjetor. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme