Neuer: Transferimi i Nubelit nuk luan rol për rinovimin tim me Bayerni

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Manuel Neuer ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij, ku ka përmendur edhe transferimin e ri të Bayern, Alexander Nubel.

Bayern ka nënshkruar me portierin e Schalke, Alexander Nubel, por ai do t’i bashkohet skuadrës vetëm pas fundit të këtij sezoni.

Neuer ka folur lidhur me transferimin e portierit, duke bërë njëkohësisht të ditur se nënshkrimi me portierin e Schalke nuk luan rrol për rinovimin e tij.

“Transferimi i Nubel është irrelevant për vazhdimin e kontratës sime” ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.

“Kam mendimet e mia në kokë, por sigurisht, unë nuk do t’i zbuloj ato. Asgjë nuk del nga unë” ka shtuar portieri i Bayern.

Kontrata e Bayern me Neuer skadon në vitin 2021, me 33 vjeçarin që tashmë është në bisedime për kontratën e re.

Të ngjashme