Nevesi në plane të Real Madridit

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ruben Neves është në plane të Real Madridit. Skuadra lidere e La Ligas është e gatshme të bëjë ofertë për mesfushorin e Wolverhamptonit në afatin kalimtar të janarit, njofton “Don Balon”.

Megjithëse kryeson në La Liga, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është përballur me kritika për paraqitjen e skuadrës, ku veçanërisht shqetësime ka në mesfushë, transmeton Koha Ditore.

Real Madridi kishte dështuar të transferonte në verë yllin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogba. Kështu që krerët e klubit madrilen kanë kthyer sytë nga portugezi Neves.

Presidenti i Realit, Florentino Perez është adhurues i madh i mesfushorit 22-vjeçar, Neves.

Të ngjashme