Neville kritikon ashpër Xhakën: Ai po ecë në fushë, vrapo

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 14:40 | Nga

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka kritikuar Granit Xhakën, Aaron Ramseyn dhe Mesut Ozilin për paraqitjen e tyre ndaj Manchester Cityt.

Arsenal u deklasua 3:0 ndaj Manchester City në finale të Carabao Cup, ku një mesfushori Granit Xhaka ishte një nga më të dobëtit.

Gary Neville ka kritikuar ashpër kosovarin, për të cilin tha se gjatë ndeshjes po ecte në fushë, në vend se të vraponte me aq sa kishte fuqi.

“Shikojeni Ramseyn, ai po ecë. Xhaka po ecë, Ozil po ecë. Mos ecni në Wembley. Mos ecni në fushë futbolli. Është e pabesueshme. Vraponi”, tha Neville për BT Sport, gjatë analizimit të ndeshjes.

“Shikoni Xhakën dhe Ramseyn se si po kthehen mbrapa duke ecur, e ata janë mesfushor qendrorë”, vazhdoi ai.

“Një minutë para se të pësonin gol ju tregova se Xhaka dhe Ramsey po ecnin. Ata janë një turpërim, ata janë. Të ecësh në Wembley, të dorëzohesh. Kjo është një ditë e zezë, e zezë për Arsenalin”, u shpreh anglezi në fund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme