Neville: Nëse Pogba luan mirë, Unitedi do ta garojë për titull

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Phil Neville, thotë se Djajtë e Kuq do të kenë gjasa reale të garojnë për titullin e Premierligës përkrah Manchester Cityt dhe Liverpoolit nëse Paul Pogba luan mirë.

Djajtë e Kuq janë duke e pritur rinisjen e sezonit 2019/20 të Premierligën, pasi që tashmë është dhënë drita e gjelbër që ndeshjet e këtij kampionati të rinisin nga e mërkura, 17 qershor.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të kthehet në fushë e radhitur si skuadra në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, tre pikë larg Chelsea dhe vendit kualifikues për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por, nëse Paul Pogba – i cili këtë sezon ka luajtur në vetëm tetë ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimeve, luan mirë dhe nuk lëndohet, Phil Neville beson se Djajtë e Kuq – që para ndërprerjes i arritën 11 ndeshje radhazi pa disfatë – mund të garojnë edhe për titull.

“Është e lehtë për njerëzit të thonë: ‘Largojeni nga skuadra Pogban’. Por, a e kanë ndërtuar ata një skuadër përreth tij që me të vërtetë ai lejon atij ta shfaqë veten? Kritikat që ai i merr… Unitedi humb dhe faji i mbetet Pogban, Unitedi fiton por Pogba s’luan mirë dhe është faji i Pogbas”, ka thënë Neville.

“Nëse Pogba luan mirë, kjo i jep Manchester Unitedit gjasa më të mira për ta fituar titullin e Premierligës. Kur unë e shoh Manchester Unitedin duke luajtur mirë me Pogban në skuadër, mendoj se ai është lojtar i klasit botëror”.

“Ai e ka fituar Kupën e Botës, ai di si të fitojë. Kur Pogba është në skuadër dhe luan mirë, kjo i jep Unitedit gjasa të mira për ta sfiduar Liverpoolin dhe Manchester Cityn”

Të ngjashme