Newcastle do ta kërkojë Joe Willock nga Arsenali

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Newcastle do të kërkojë të nënshkruajë kontratë të përhershme për Joe Willock me Arsenalin këtë verë.

I riu i Gunners Willock ka qenë një senzacion i madh në St James ’Park që kur mbërriti i huazuar nga Arsenali më 1 Shkurt.

21 vjeçari shënoi në ndeshjen e tij të katërt radhazi dhe Stive Bruce menaxher i Newcastle nuk e fshehu dëshirën e tij për të mbajtur lojtarin ndërsa kërkonte të forconte skuadrën e tij përpara fushatës 2021/22.

“Të gjithë ne do të dëshironim ta bënim atë të përhershëm,” i tha Bruce kur u pyet nëse do të kërkoj të nënshkruaj me Willock këtë verë.

“Ai është 21 vjeç, një lojtar i mesfushës dhe ka pesë gola që nga fundi i vitit, kështu që sigurisht që ne e duam atë – por duhet të respektojmë që ai është lojtari i Arsenalit.

“Jam i sigurt që Arsenali do të ketë diskutime të mëdha këtë verë, por nëse ekziston mundësia që ta rikthejmë, do të dëshironim ta bënim atë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme