Newcastle e Wolverhampton interesohen për Higuainin

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Newcastle Unitedi dhe Wolverhamptoni janë duke u interesuar për transferimin e sulmuesit argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain, shkruan “The Sunday Express”.

Për Higuainin do të ishte kthim në Angli, pas ishte i huazuar te Chelsea për gjashtë muaj stinorin e kaluar.

Higuain po mendon të largohet nga Juventusi në fund të këtij stinori. Klubi argjentinas River Plate po interesohet për transferimin e tij, por synimi i Higuainit është që të qëndrojë në Evropë më gjatë.

Sulmuesi 32-vjeçar këtë edicion për Juventusin ka shënuar tetë gola dhe i ka asistuar tetë tjerë. Newcastle Unitedi pos për Higuainin po interesohet edhe për Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit. Cavani do të jetë lojtar i lirë në fund të stinorit, pasi i skadon kontrata me Parisin.

Wolverhamptoni po ashtu po kërkon përforcim për sulm dhe e sheh Higuainin si përforcim ideal.

Të ngjashme