“Neymar do të jetë gati për Manchester Unitedin”

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Thomas Tuchel insiston se Neymar do të jetë gati për t’u përballur me Manchester Unitedin pasi ylli i Paris Saint-Germain u pushua kundër Nimes.

Neymar u la jashtë në fitoren e PSG-së 4-0 ndaj Nimes me Kylian Mbappen që shënoi dy herë të premten mbrëma.

Neymar u pushua tri ditë pasi shënoi het-trik me Brazilin.

“Ney nuk ka asnjë problem. Kemi diskutuar, ashtu sic kam bërë edhe me Mbappen”, tha trajneri PSG-së.

“Patëm diskutim të sinqertë dhe vendosa ta lë të pushojë. Ai do të jetë me ne (nga sot). Ai do të stërvitet për të qenë gati për Manchester Unitedin”.

“Ai do të jetë në fushë, sigurt”. 

Të ngjashme