Neymar do të mungojë për katër javë te PSG shkaku i lëndimit

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Neymar është detyruar ta lëshojë fushën gjatë pjesës së parë të miqësores së Brazilit ndaj Nigerisë shkaku i një lëndimi.

Ylli i Paris Saint-Germain e shijoi vetëm 12 minuta miqësoren ndërkombëtare në Singapor përpara se të pësonte një dëmtim në kofshën e tij të majtë.

Ai u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë dhe u fotografua duke mbajtur kofshën e tij teksa lëshon fushën.Lexo po ashtu

Pas këtij lëndimi, futbollisti më i shtrenjtë në botë do të mungojë për katër javë te kampioni i Ligue 1.

Nga ky lëndim, Neymari do t’i humbet ndeshjet në ligën franceze, por edhe përballjen ndaj Club Burgge në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme