Neymar drejt largimit nga PSG?

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Ylli brazilian, Neymar, e ka ndryshuar mendjen për të ardhmen e tij dhe ka gjasë që të largohet nga skuadra Paris Saint-Germain.

Sipas le10sport, më herët futbollisti 27 vjeçar kishte vendosur që të qëndrojë me skuadrën franceze pasi që e kishte kuptuar se nuk do të gjente pagë më të mirë në ndonjë vend tjetër, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh lojën e dobët të PSG-së gjatë javëve të fundit, sulmuesi Neymar ka filluar që ta konsiderojë sërish largimin nga ky klub.

Të ngjashme