Neymar e kërkon Sanchezin te PSG

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 12:16 | Nga

Neymar vazhdon të mos jetë i kënaqur me skuadrën e tij te PSG edhe pse klubi parisien ka bërë investime te mëdha.

Përkundër gjysmë miliardi euro investime gjatë verës, Neymar kërkon të shtojë lojtarë tjerë në skuadër.

Tash ai ki vënë në listën e dëshirave anësorin e Arsenalit, Alexis Sanchez, një lojtar që Neymari e do me çdo kusht.

Klubi nga Ligue 1 do ta shesë Edinson Cavanin dhe do të lirojë rrugën për kilianin, teksa anësori Julian Draxler është një tjetër lojtar që mund të shfrytëzohet për të realizuar këtë marrëveshje.

Draxler admirohet shumë nga Wenger dhe madje francezi ka bërë ofertë për të. Tash që Sanchez dëshiron largimin, një marrëveshje mund të arrihet më lehtë mes klubeve.

Sanchez kishte kërkuar kohë më parë një largim, me Manchester Cityn që është favorit për firmën e tij.

Neymar nga ana tjetër ka pasur telashe me Edinson Cavanin, teksa Mbappe nuk po arrin që të përmbushë potencialin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme