“Neymar gaboi që u largua nga Barcelona, dua ta shoh në Real Madrid”

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Ish ylli i FC Barcelona ka thënë se do të dëshironte ta shikonte Real Madridin duke tentuar t’ia rrëmbejë Paris Saint-Germainit Neymar.

Neymar shokoi botën e futbollit në vitin 2017 duke lënë Barcelonë për PSG-në, madje ishte vet ai që pagoi klauzolën e lirimit, 222 milionë euro, pasi klubi nuk dëshironte ta shiste.

Megjithatë, kjo lëvizje ka qenë e gabuar për asin brazilian pasi brenda dy viteve në Ligue 1, atij vetëm sa i ka rënë vlera dhe ka dështuar të bëjë diçka më shumë me PSG-në në UEFA Champions League.

Tani, ish-ylli i Brazilit, Rivaldo thotë se 27-vjeçari duhet ta kuptojë se ka bërë gabim të madh duke u larguar nga Camp Nou dhe ia ka bërë me dije që për të, do të ishte fantastike nëse shkon në “Santiago Bernabeu”.

“Neymar ka bërë shumë gabim me këtë lëvizje, ai duhet ta kuptojë këtë”, tha Rivaldo për “Onda Cero”. “Do të doja ta shoh atë sërish në Barcelonë dhe nëse jo në Camp Nou, për të mirën e futbollit spanjoll dua ta shoh Real Madridin duke tentuar ta transferojë atë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme