Neymar i lidhur me Barcën, kujton momentin më të mirë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

‘Telenovela’ për rikthimin e Neymar tek skuadra e Barcelonës po vazhdon.

Ylli brazilian i futbollit është në qendër të vëmendjes tash e disa kohë, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një rikthim të mundshëm në La Liga, tek Barcelona.

Neymar bënte një kalim sensacional nga ‘Camp Nou’ drejt PSG, për një shumë rekorde prej 222 milionë eurove, para se të bëhej pishman për këtë zgjedhje.

Lojtari i ka dhënë edhe më shumë nxitje zërave për rikthimin e tij, me deklaratat e lëshuara së fundmi.

Duke folur për ‘Red Bull Neymar Jr’s Five World Final’, braziliani është pyetur për memorien më të mirë nga karriera e tij.

“Memoria më e mirë? Ahh, nuk e di. Epo, kur fituam kundër PSG me Barcelonën, ishte komplet çmenduri” ka thënë Neymar, transmeton lajmi.net.

Neymar gjithashtu mbrëmë ka postuar një video në Instagram, ku ai paraqiste vetën me fanellën e Barcelonës.

Duket sikur rikthimi i Neymar në ‘Camp Nou’ është vetëm çështje kohe tashmë.

Të ngjashme