Neymar ia punon prapa shpinës Barcelonës, ja çfarë ka bërë

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 12:45 | Nga

Neymar i ka thënë Philippe Coutinho që mos të transferohet në Barcelonë

Ylli brazilian, Neymar po punon kundër ish skuadrës, Barcelonës. Ai i ka thënë Philippe Coutinho që mos të transferohet në Barcelonë, shkruan Mundo Deportivo.

Coutinho dhe Neymar janë takuar në grumbullimin e përfaqësueses së Brazilit, për dy ndeshjet e radhës ndaj Ekuadorit dhe Kolumbisë, dhe kanë pasur një bisedë mes vete.

“Neymar i ka thënë Coutinhos, në një bisedë mes tyre, se nuk i vjen keq për vendimin e Liverpoolit që mos ta shesë te Barcelona”, ka thënë një burim i Mundo Deportivos.

Coutinho është objektivi kryesor i Barcelonës. Klubi nga Camp Nou brazilianin e sheh si pasardhës të Neymarit, i cili u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme