Neymar i jep sinjale pozitive Realit

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 14:24 | Nga

Paris Saint-Germain nuk e ka të sigurt qëndrimin e Neymar, pas përfundimit të këtij sezoni.

Marca shkruan se sulmuesi brazilian nuk ka dhënë garanci se do të qëndrojë te skuadra nga Parc des Princes.Është ky lajm i mirë për Real Madrid që ka shfaqur interesim për transferimin e tij në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës.

Neymar është aktualisht i lënduar dhe po rikuperohet në vendlindjen e tij në Brazil.Por, ai hodhi dyshime mbi gatishmërinë e tij për qëndrim në klub duke mos udhëtuar për në Francë për ta festuar titullin e kampionit të Ligue 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme