“Neymar mbi Messin dhe Ronaldon, është më i miri në botë”

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Caio Ribeiro beson se Neymar është futbollisti më i mirë në botë aktualisht.

Këtë edicion, për dallim nga vitet tjera – Neymar Junior po tregon paraqitje më të mira te klubi ku asnjëherë nuk u ndier rehat, Paris Saint Germain.

Sipas legjendës së Brazilit, ai po luan aq mirë sa që momentalisht, ka lënë prapa edhe Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Edhe nëse ai [Neymar] ka sjellje me të cilët nuk pajtohemi, unë mendoj se ai është një as, aktualisht lojtari më i mirë në botë”.

“Ai luan me topin më shumë sesa Cristiano Ronaldo dhe Messi”.

Me transferimin në PSG, Neymar është kritikuar se ka bërë një hap prapa në karrierë.

Ai ka bërë 100 ndeshje me PSG-në, ka shënuar 81 gola

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme