Neymar merr “bekimin” e Messit, transferimi në Barcelonë thuajse i kryer

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Neymar dhe Barcelona janë gjithnjë e më afër. Sipas raportimeve të fundit në mediat spanjolle, të dy palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Edhe PSG-ja e ka pranuar shitjen e tij duke ia besuar liderin e ekipit francezit Mbappe.

Mediat në Spanjë shkruajnë se Neymar ka marrë edhe “bekimin” e Messit për t’u rikthyer.

PSG-ja kërkon një shumë të mirë për shitjen e tij, diçka që Barcelona do ta ketë të lehtë ta realizojë, pasi ka përfituar plot 300 milionë euro nga shitjet e lojtarëve.

Në disa media shkruhet se marrëveshja do finalizohet me 140 milionë euro, shkruan Top Channel.

Barcelona ka dhe një avantazh tjetër. Në marrëveshje mund ta fusë brazilianin tjerër Coutinho.

Cuotinho nuk është më në planet e Barcelonës dhe ai është kërkuar nga PSG-ja. Kjo mund të ndikojë në marrëveshjen e tyre.

Të ngjashme