Neymar mohon akuzat për përdhunim

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ylli brazilian, Neymar, është duke u akuzuar se ka përdhunuar një grua, emri i së cilës është i njohur vetëm për autoritetet braziliane.

Mirëpo sulmuesi i skuadrës Paris Saint-Germain i ka mohuar të gjithë këto akuza që thonë se ai e ka përdhunuar një grua që e ka takuar në Paris, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Policia braziliane e ka konfirmuar se ka një ankesë të tillë kundër Neymar, por nuk kanë pranuar t’i diskutojnë detajet e këtij rasti.

“Unë e di se çdo lajm me emrin bëhet jehonë dhe tani të gjithë dëshirojnë ta dëgjojnë deklaratën time”, ka thënë Neymar.

“Ajo që ndodhi ishte krejtësisht e kundërta me atë çfarë thuhet”.

Të ngjashme