Neymar negativ për COVID-19, kthehet në stërvitje

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Braziliani ishte një ndër futbollistët e shumtë të PSG-së që ditë më parë dolën pozitiv për COVID-19

Neymar Junior ka shënuar në rrjetet sociale “shumë i lumtur”, pasi rezultoi negativ për COVID-19 dhe është rikthyer në stërvitje te Paris Saint-Germain.

Neymar ishte një ndër futbollistët e shumtë të PSG-së që rezultuan pozitiv pasi së bashku kishin bërë party në Ibiza në Spanjë.

Sido që të jetë, braziliani është i pastër tani.

“Jam kthyer në stërvitje, shumë i lumtur #CORONAOUT”, ka shënuar Neymar në ‘Twitter’.

Angel Di Maria, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Keylor Navas dhe Marquinhos janë futbollistët tjerë që ishin prekur nga COVID-19 dhe së shpejti do të marrin edhe ata rezultatet e radhës.

Pa gjithë këta lojtarë në skuadër, PSG humbi në Ligue 1 të enjten mbrëma, 1-0 nga Lens.

Të ngjashme