Neymar: Nëse ndodh kjo, do ta fitoj “Topin e Artë”

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 08:49 | Nga

Neymar ka theksuar se shanset e tij varen nga edicioni i ekipit francez, Paris Saint-Germain.

Neymar ka pranuar ambiciet e tij për ta fituar “Topin e Artë”.

Por, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka theksuar se shanset e tij varen nga edicioni i ekipit francez.

“Topi i Artë është një çmim që më pëlqen shumë”, deklaroi Neymar gjatë një conference për media, përcjell “lajmi.net”.

“Por, gara për ta fituar është shumë e fortë. Gjithçka do të varet nga sezoni që kalojmë në Paris Saint-Germain”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme