“Neymar nuk di të simulojë në restorant”

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Megjithatë belgu, Meunier e vlerëson ish shokun e tij të skuadrës si kalibër i Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe Zlatan Ibrahimovicit, derisa e cilëson atë si lojtar karizmatik

Thoma Meunier e ka mbrojtur sot yllin kontrovers të Paris Saint-Germain Neymar, duke insistuar se braziliani e arsyeton pagën e tij të madhe. Neymar është konsideruar si njëri prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij, pasi kishte pasur një sukses të madh në Barcelonë derisa në vitin 2017 ai u transferua për rekord botëror nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro.

28 vjeçari e ka begatuar me trofe klubin nga Parc des Princes, por vazhdimisht është përballur me kritika për mungesë përkushtimi dhe lojë të panevojshme teatrale deri aty saqë është thënë se ai ka dështuar ta tregojë potencialin e tij.

Neymar mbete njëri prej lojtarëve më të paguar pavarësisht lojës së tij por Munier beson se ai e meriton këtë status plotësisht, pasi që ai ka parë se sa shumë punon ai për lojën në stërvitje të PSG-së. Mbrojtësi i Borussia Dortmund, i cili ka luajtur me Neymar në Paris për tri vite para se të largohet për në Westfalenstadion më 2020, i tha Goal dhe Spox kur është pyetur për tretmanin special te ish shokut të tij të skuadrës. “Kjo vjen kur je lojtar i fuqishëm”, ka thënë ai.

“Lojtari më i mirë merr pagën më të lartë dhe kështu është në pozitë të mirë ku ai mund të përcaktojë shumë gjëra së paku të këtë ndikim më të madh”.

“Neymar ka bërë që të jetë më i mirë sesa tjerët dhe kështu e ka fituar këtë privilegj. A është nivel i Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Zlatan Ibrahimovi, ata të gjithë janë profesionist dhe ne kemi dëgjuar shpesh për atë se lojtarët e mëdhenj kanë karizëm dhe i bëjnë mirë futbollit”.

“Atij i pëlqen që t’i ftojë shokët nëpër mbrëmje apo restorante. Neymar është një djalosh i thjesht në jetën e tij private. Ai madje as nuk simulon në restorante!”, ka thënë me shaka Meunier. “Ai është si të gjithë brazilianët, gjithmonë i buzëqeshur, bën humor dhe i pëlqen të shoqërohet. Është e lehtë për të te integrohet në grup. Po ashtu edhe Cavani apo Thiago Silva janë njerëz normal”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme