“Neymar nuk na ka thënë se do të largohet…”

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Marquinhos ka hedhur poshtë zërat se Neymari iu ka treguar shokëve se do të largohet nga PSG-ja.

Shoku i Neymarit në Kombëtaren e Brazilit dhe në skuadrën e PSG-së, Marquinhos, beson se sulmuesi nuk është duke e menduar largimin nga Parisi këtë verë.

Lojtari i vitit në Ligue 1 iu bashkua PSG-së nga Barcelona verën e kaluar për 222 milionë euro, por pas vetëm një viti qëndrimi në Paris, është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi.

Sido që të jetë, Marquinhos beson se Neymari është i lumtur në “Parc des Princes” dhe nuk e ka diskutuar me shokë largimin.

“Kam njëfarë ndjenje se Neymari do të qëndrojë. E dëgjuat edhe presidentin. Mendoj se ai do të qëndrojë”, tha Marquinhos.

“Kurrë s’kemi besuar se dëshiron të largohet dhe këtë se kemi diskutuar asnjëherë”.

“Ndoshta ka pasur paksa vështirësi në adaptim, por ne, trajneri dhe lojtarët, jemi munduar ta ndihmojmë. Por, kurrë s’kemi folur për largim”, shtoi mes tjerash Marquinhos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme