Neymar nuk do të shkojë në Katar për teste mjekësore

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 08:06 | Nga

Ylli i Barcelonës, Neymar, nuk do të udhëtojë për në Katar për t’i kryer testet mjekësor për Paris Saint-Germainin.

Sot u shkrua shumë se braziliani do të udhëtojë drejt Dohas për t’i kryer testet mjekësore për gjigantin francez, por kjo nuk do të ndodh sipas Goal.com.

Sulmuesi 25 vjeçar që aktualisht është në Shanghai ku do të kthehet nga një turne promocional drejt te Barcelona të mërkurën.

Neymar ka një klauzolë prej 222 milionë euro.

PSG mbesin shumë të interesuar që kjo çështje të mbyllet me nënshkrimin e yllit brazilian.

Neymar pritet që brenda 48 orëve të kalojë te PSG-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme