Neymar paralajmëron Real Madridin

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 09:18 | Nga

Neymar i ka bërë të qarta synimet e Paris Saint-Germainit për këtë sezon dhe e ka paralajmëruar Real Madridin se qëllimi kryesor i klubit parisien është ta fitojë Ligën e Kampionëve.

PSG-ja përballet me Real Madridin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

“Shpresojmë se do t’i fitojmë të gjithë titujt, veçanërisht Ligën e Kampionëve”, ka thënë Neymar.

Braziliani foli edhe për lidhjen me Cavanin dhe Mbappen.

“Është e komplikuar të shpjegohet tani, por po bëjmë punë të mirë. Cavani dhe Mbappe janë lojtarë të mëdhenj që e bëjnë dallimin. Po njihemi me njëri-tjetrin dhe po përmirësohemi”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme