Neymar, për kontratën e re: Është zgjidhur gati gjithçka

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka thënë se negociatat për rinovimin e kontratës së shpejti do të arrijnë në një përfundim të mirë për të dy palët.

Braziliani ka kontratë deri më 2022 dhe ende nuk e ka hedhur të zezën mbi të bardhë, teksa frika ekziston se ai mund të largohet nga “Parc des Princes”.

Por, Neymar thotë se është i lumtur në Paris dhe se nuk është duke e menduar lëvizjen.

“Ne jemi në bisedime me PSG. Nuk po nga ngutet për asgjë”, tha ishi i Santos dhe Barcelonës për RMC Sport të martën.

“Gjithçka është gati e zgjidhur. Ndihem i qetë. Ndihem vërtet shumë i lumtur këtu në PSG”.

“Sa i përket tifozëve, kjo është ajo që mezi po pres më shumë, që ata të kthehen në stadium”.

“Shpresoj që ata të mbështesin të gjithë lojtarët, dhe të jenë atje për të na inkurajuar”.

Të ngjashme