Neymar po e nxit PSG-në ta blejë Coutinhon

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho mund të kalojë këtë verë në Paris Saint-Germain.

Për këtë është duke u angazhuar shumë ylli i parisienëve, Neymar i cili është duke provuar që t’i bindë drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë me bashkëkombësin e tij, shkruan Sport, transmeton Klan Kosova.

Dyshja kanë miqësi mes vete dhe synojnë që të luajnë krah njëri-tjetrit edhe në nivel klubesh.

Coutinho lidhet me një largim nga Barcelona në të ardhmen e afërt dhe Neymar shpreson që ish ylli i Liverpool të largohet nga Camp Nou për të kaluar në Parc des Princes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme