Neymar shkurton pagën për të lehtësuar largimin nga PSG

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Neymar ka shkurtuar pagën e tij me 15 milion euro në mënyrë që të bëhet më i lehtë largimi nga PSG.

Barcelona ka bërë një ofertë ku ka dhënë 100 milion euro dhe Coutinho-n, një ofertë e cila është refuzuar nga gjigandët francezë. 27 vjeçari është i lumutur që e shkurtoi pagën e tij nga 38 milion euro në 23 milion euro në mënyrë që të lehtësohet largimi nga PSG.

Barcelona duket më afër brazilianit. Pique, Messi dhe Suarez kanë shprehur dëshirën që ai të rikthehet në ekip. Katalanasit duhet të provojnë edhe një herë përsëri me brazilianin.

Edhe Real Madrid është interesuar për Neymar. Los Blancos kanë dhënë para dhe kanë përfshirë në ofertë Gareth Bale dhe James Rodrigues por edhe kjo ofertë është refuzuar nga PSG.

Për momentin Neymar po stërvitet i vetëm në PSG, veprim i cili do të thotë që ai do të largohet brenda pak ditësh.

Të ngjashme